Schweinsteiger bën ironi me mungesën e Italisë në Botëror, por Materazzi-t e lë pa fjalë

Botë Kampionati Boteror Sport

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane, Bastian Schweinsteiger ka tentuar të ironizojë me mungesën e Italisë në Botëror, por jo gjithçka ka shkuar në favor të gjermanit. I ftuar në një studio televizive për të komentuar ndeshjet e djeshme të Kupës së Botës “Rusi 2018”, ai është pyetur për ekipin favor të këtij trofeu.

“Parashikimi im për Botërorin? Është e vështirë, por mendoj se Italia dhe Holanda kanë shanse të mira. Po bëj shaka, natyrisht”- ka thënë 33-vjeçari.

Por ka qenë e menjëhershme përgjigjja e ish-mbrojtësit “azurr” Marco Materazzi, një nga protagonistët e Italisë në Gjermani 2006, ka shkruar në Instagram, duke i kujtuar Schweinsteiger një nga mbrëmjet më dramatike të “panzer”-ave, humbjen 0:2 përballë Italisë në gjysmëfinalen e luajtur në Dortmund:

“Jemi favoritë si ti në Dortmund, në 2006-ën! E mban mend kur picën?”

l.q.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *