Së shpejti Bashkia e Tiranës me godinë të re/ Veliaj shpall hapjen e konkursit

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Bashkia e Tiranës çel konkursin për godinën e re të saj që do të ndërtohet te Bulevardi i Ri.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në Instagram, fton të gjithë arkitektët dhe studiot e projektimit, lokale dhe ndërkombëtare që të bëhen pjesë e këtij konkursi për një ndërtesë të re bashkëkohore dhe të përshtatshme për qeverisjen lokale të shekullit të 21-të.

“Sot, pas 💯 vitesh kryeqytet, me sfida, zhvillim dhe histori, Bashkia Tiranë vazhdon traditën e konkurseve të hapura të arkitekturës duke shpallur garën për projekt idenë e dizajnit të Bashkisë së re të Tiranës. 🏨
Godina e re do të ngrihet në Bulevardin e Ri të Tiranës, qendrën administrative të kryeqytetit për 💯vitet e ardhshme.
Ftojmë të gjithë arkitektët dhe studiot e projektimit,📐✏ lokale dhe ndërkombëtare 🌐 të bëhen pjesë e këtij konkursi për një ndërtesë të re bashkëkohore dhe të përshtatshme për qeverisjen lokale të shekullit të 21-të: pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building). #Tirana100 – Bashkia e re – 0 impakt mjedisor
Më shumë informacion mund të gjeni në faqen: competitions.tirana.al
Për aplikimet 👉 competitons@tirana.al”, shkruan kryebashkiaku në Instagram.

Ndërtesa e re e Bashkisë propozohet të ndërtohet përgjatë
zgjatimit të bulevardit ”Zogu i Parë” dhe pritet që të zgjidhë përfundimisht unifikimin e administratës së Bashkisë Tiranë në një ndërtesë të vetme duke plotësuar kushtet dhe kërkesat e nevojshme të një ndërtese bashkëkohore.

Në fund të konkursit do të shpallet fituesi si dhe vendi i dytë dhe i tretë. Të tre këto vende do të shpërblehen, përkatësisht:

Vendi i parë: 15 000 Euro.

Vendi i dytë: 10 000 Euro.

Vendi i tretë: 5 000 Euro.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *