Sekretari Amerikan i Mbrojtjes mesazh ngushëllimi ministres Xhaçka për 2 ushtarakët

Kronike Lajme

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, i ka dërguar mesazh ngushëllues ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku i shpreh ngushëllimet për  Nënëtetarës Hasanaj dhe Major Tanushit, të cilët ranë dëshmorë të atëdheut gjatë një misioni në Letoni.

Në mesazhin e tij, sekretari i Mbrojtjes Shanahan e cilëson një humbje tragjike atë të nëntetares Hasanaj dhe majorit Tanushi.

“Mbajmë zi për humbjen e tyre dhe ndajmë dhimbjen me Shqipërinë. Humbja e tyre është një kujtesë e dhimbshme për rrezikun me të cilin përballen ushtarët tanë ndërsa mbrojnë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës. Ne i shprehim ngushëllimet më thella familjeve të nëntetares Hasanaj dhe major Tanushit dhe urojmë shërim të shpejtë për rreshter Kapaj”, thuhet në mesazhin e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, Patrick Shanahan
Sekretari amerikan shpreh vlerësimin maksimal për kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare në kuadër të NATO-s.” Përulem para sakrificës së Forcave të Armatosura shqiptare dhe forcave të të gjitha shteteve të Aleancës së NATO. Ne vlerësojmë aleancën tuaj dhe nderojmë kujtimin e heronjve tuaj të rënë”, – e mbyll mesazhin e tij, drejtuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, sekretari amerikan i Mbrojtjes.

.

150519 sekretari shba

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *