Sekretari Amerikan i Shtetit reagon për çeljen e negociatave: Presim nga Shqipëria…

Lajme Politikë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka reaguar pas çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Në një postim në Twitter ai shkruan: “Ne e mirëpresim vendimin e BE për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri juaj në çdo hap të rrugës” – thotë Pompeo. ©LAPSI.al

Secretary Pompeo

@SecPompeo

We welcome the @EUCouncil’s decision to open accession negotiations with Albania and North Macedonia. The United States will remain your partner every step of the way.

Deklarata e Plote

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ata fillojnë hapat e ardhshëm në rrugën e tyre  drejt Perëndimit.

Ky vendim forcon më tej të ardhmen europiane drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vendimi gjithashtu nënvizon rëndësinë e Marrëveshjes historike të Prespës e cila i lejon Maqedonisë Veriore të përparojë në Bashkimin Evropian dhe qëllimet e saj Transatlantike.

Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur ndersa të dy qeveritë ndërmarrin reformat e nevojshme për të forcuar sundimin e ligjit, përpjekjet e mëtejshme antikorrupsion, të rrise ekonomitë e tyre dhe të forcojnë luftën kundër krimit të organizuar.

Të dy vendet duhet të qëndrojnë të përkushtuar në axhendat e tyre përkatëse të reformës dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e tyre në këtë drejtim.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *