Type to search

Showbiz

Seldi flet për ndarjen nga Mimoza Shkodra: As më la, as nuk e lashë unë

Ndaje

Pak kohë më parë Seldi Qalliu e pohoi në “Dance With Me” se ai dhe Mimoza Shkodra i kishin dhënë fund fejesës 1-vjeçare. Ai tha se edhe sot kur janë të ndarë gëzon respekt për Mimozën. Seldi e vlerëson familjen e Mimozës Por cila është arsyeja e ndarjes së tyre?

I ftuar sot në emisionin “Thumb” , këngëtari ka treguar se ai nuk e ka lënë Mimozën, por as këngëtarja nuk e ka lënë atë. Pra, me pak fjalë thjesht janë lënë.

“Unë nuk kam thyer ndonjëherë zemra femrës. Se di pse kur një çift ndahet është gjithmonë mendimi është se mashkulli është fajtori. Nuk ishte ndarje e lënë, në kuptimin që ajo më la mua apo unë e lashë atë. Ne jemi ndarë si dy njerëz si dy njerëz të civilizuar me këmbë në tokë. Gjerat nuk ecën ashtu siç ne i kishim menduar dhe kjo ishte zgjidhja më e mirë. Ne nuk kemi asnjë lloj inati me njeri tjetrin nuk jemi as miq as armiq” ka treguar Seldi.

Këngëtari është ndalur në një moment duke folur edhe për njerëzit që i komentojnë jo pak në rrjetet sociale, duke i dhënë mend sipas tij, për ndarjen nga Mimoza.

“Lidhja me Mimozën u bë e madhe sepse bëhet fjalë për dy këngëtarë, por ka njerëz që ndahen me 2 fëmijë dhe kam vënë re që janë ato hienat që japin mend sepse kam parë komente. Por ne të dy nuk e çuam veten deri në atë pikë që të bëheshim me fëmijë dhe të ndaheshim”,-ka sqaruar më tej Seldi.

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *