Serbët, bluza me foto të Milosheviç e flamuj grekë dhe çetnikë në Prishtinë

Kosovë Rrotull

Qytetarët serbë janë mbledhur në Gazimenstan për festën e Vidovdanit.

Ajo që ka rënë në sy janë parullat nacionaliste, bluzat me foton e Miloshevic e flamujt grekë.

Ata janë mbledhur në Gazimestan, disa kilometra larg Prishtinës, ku në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve.

Ndërkohë, më herët ishte Njësia Speciale e Kosovës, e cila u nis drejt Veriut të vendit, pasi Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë në këtë festë.

Indeks online shkruan se  serbë të shumtë janë mbledhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin.

Pasi valeviten flamurin serb dhe atë grek, qytetarët serbë  janë shfaqur me bluza ku shihet flamuri i çetnikëve, raporton Indeksonline.

 

 

Në këtë ceremoni morën pjesë rreth 500 pelegrinë serbë.

Para se të përfundonte ceremonia, serbët kanë shpalosur simbolet provokuese me thirrjet “Kosova, zemra e Serbisë”, “Serbia e Rusia, vëllazëri e përjetshme”, e po ashtu edhe bluzat ku shkruhet ” Kosova, toka e shenjtë e Serbisë”, “Ne nuk dorësohemi”, “Kosovën s`e japim”, etj

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *