Serbi Stankoviç: Shqiptarët na pritën mirë, kam përshtypje mjaft të mira

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç, e ka cilësuar të merituar kualifikimin e mëtejshëm të skuadrës së tij edhe pse mes vështirësive.

“Nuk është e rëndësishme se sa gola janë bërë, 1 apo 10, se pikët I morëm dhe synimi ai ishte. Normalisht do ta rishohim pastaj ndehsjen siç është bërë siç duhet apo jo. Kishim përballë një ekip shumë të përgatitur që ka bërë një lojë shumë të mirë.

Fati është faktor i rëndësishëm në jetë aq më shumë në lojë, duhet ta meritosh që të fitosh dhe meqë fituam do të thotë që e kemi merituar. Si fati, edhe frika është pjesë e jetës, isha i shqetësuar në ato momente.

Takimi me Muçin në fund? Unë si ish-futbollist e lojtar e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë dhe që të vazhdojë të luajë në atë mënyrë.

Trajneri serb Stankoviç u shpreh i kënaqur nga mikepritja që i bënë shqiptarët.

Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam erdhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra.”

Patët frikë në ndonjë moment? Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë.

Takimi me Muçin? Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë në atë mënyrë.

A ishte Crvena më e mirë? Do jetë raundi i tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e ve gishtin në kokë dhe do të mendoj. Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina.

Mikëpritja në Tiranë? Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam erdhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falenderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *