Serbia nis stërvitjen ajrore ushtarake mbi Preshevë

Kryesore Rajon Rrotull

Forcat Ajrore të Serbisë sot do të jenë përsëri prezent mbi Preshevë. Sipas mediave serbe, avionët ushtarakë serbë do të fluturojnë mbi Preshevë si pjesë e trajnimit të rregullt të fluturimit.

Fluturime të ngjashme do të ketë edhe në Nish dhe trajnimi mbi fluturimin në këtë zonë do të bëhet deri më 10 gusht.

Duhet përkujtuar që fluturime të ngjashme janë duke u bërë kohë pas kohe në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë përderisa muaj më parë shqiptarët e Preshevës ishin shprehur të shqetësuar pasi fluturimet kishin filluar menjëherë pas arrestimit që iu bë Marko Gjuriqit në veri të Kosovës.

Sipas Beogradit kjo është një stërvitje e parashikuar kohë më parë.  Në një moment kur debatet në Serbi dhe Kosovë janë ndezur rreth idesë së shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, Serbia ka nisur stërvitjet ajrore në jug të vendit. Ministria serbe e Mbrojtjes konfirmoi paraditen e të hënës për fillimin e stërvitjes ushtarake katër ditore. Manovrat ajrore përfshijnë Nishin, rajonet e tjera jugore, përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, të populluara nga shqiptarë etnikë.

Frika nga përshkallëzimi i tensioneve detyroi forcat e KFOR-it të shtojnë praninë e trupave të tyre në veri të Kosovës. Prej 4 Gushtit, forcat e NATO-s morën kontrollin pranë liqenit të Gazivodës në kufirin Kosovë – Serbi, por dhe në këtë rast zyrtarisht, përfaqësuesit e KFOR thanë se bëhet fjalë për vetëm për një stërvitje të planifikuar kohë më parë

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *