Shakaja e hidhur me pikturën murale, Tomka dhe shokët e tij “bëhen” me gjermanët 

Kryesore Kulturë shtojca

 

Pak javë më parë një grup piktorësh rruge, vendas dhe të huaj, zbukuruan me artin e tyre disa nga hapësirat e Tiranës, duke i dhënë kryeqytetit më shumë ngjyra dhe estetikë. Një prej veprave murale që ra më shumë në sy ishte pikërisht pikturimi i personazheve të njohur të filmit aq të dashur për të fëmijët e para viteve 90’, “Tomka dhe shokët e tij”. Por duket se të nxitur edhe nga ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit, disa persona i kanë parë këto personazhe të kinematografisë shqiptare si gjermanë dhe mbi pikturën e artistëve profesionistë kanë vizatuar ngjyrat e flamurit gjerman. Natyrisht që kjo është edhe ironike, pasi në film personazhet tanë luftonin me metodat tyre ndaj gjermanëve që jo vetëm u kishin zaptuar fushën, por edhe u kishin pushtuar qytetin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *