Shaqiri shënon supergol me Liverpool, shihni videon

Botë Kryesore Sport

Një superparaqitje e Xherdan Shaqirit në ndeshjen e zhvilluar në SHBA mes Liverpool dhe Manchester Uniter. Ndeshja sapo ka perfunduar me rezultatin e thelle 4-1 per te kuqte.

Futbollisti me origjinë shqiptare ka realizuar një supergol me rovieshatë, duke tronditur Murinjon dhe mahnitur mbi 100 mijë spektatorët në këtë stadium.  Shaqiri shënoi golin e katërt, duke dhuruar spektakël të vërtetë në këtë përballje mes ekipeve angleze e vlefshme për turneun Internantional Champions Cup.

Në minutën e 46-t ai fut në lojë, ku Mohamed Salah ia lëshon vendin. Dhe loja e tij la gjurmë, për shkak se ishte pikërisht Shaqiri që i dha asist Sturigde për të shënuar golin e dytë.

The Reds mposhtën ekipin me Murinjos me rezultatin 4-1, duke i dhënë kështu një paralajmërim Manchester United për Premier Ligën që pritet të startojë së shpejti, duke u parë si favorizues për të fituar kampionatin.

https://youtu.be/5UMKkrHPMgo

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *