SHBA, Lu mesazh të fortë për Tahirin dhe Llallën (Video)

Lajme Politikë shtojca

Gjurma 4 Maj 2018

Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu, ka folur sot për politikanët e inkriminuar dhe Shoqërinë Civile.

Në një konferencë me temë “Modelet e reja të biznesit për OSHC-të”, ambasadori Lu tha se shumë politikanë të inkriminuar nuk janë më ne jetën publike.

Ai ka folur me emra, duke përmendur Arben Ndokën, Elvis Rroshin, si dhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai ka theksuar rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi dhe vettingut.

“Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”. – tha Lu.

Fjala e plotë e ambasadorit Lu

“Kur e thashë këtë e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqeria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesa të veta. Thanë se shoqeria civile është blerë nga socialistet, demokratet, apo LSI.

Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqeria civile ka arritur fitore të jashtëzaonshme në 3 vitet e fundit. Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Roshin, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, falë këtyre gazetareve këta politikanë s’janë më në Kuvend apo bashki.

Kur Reforma në Drejtësi, mbaj mend që mesues, femije, prinder, u mblodhën në 21 korrik 2016, në piskun e vaoës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë.

Sot OJQ po vazhdojnë Vettingun në krijimin e KLGJ, SPAK etj. Në vitet e shkuara OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve dhe të marrëveshjes së 18 majit që sollën kaq ndryshime të ndërlikuara në javët e para zgjedhjeve.

Por nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për tu bërë, prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të sukseshme.

Sfida kryesore sot, do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë.

Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kanani që u kap në Turqi.

Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Cekaj.

Ata duhet të kapen. Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin.

Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

Duhet të ndihmoni publikun të kuptojnë pse keta persona janë kaq të rrezikshëm”, tha Lu.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *