SHBA nuk tërhiqet, vret edhe shefin e milicisë Shiite

Botë Rrotull

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tërhequr nga eliminimi i ushtarakëve ekstremistë të Iranit, edhe pas tensioneve të shtuara me vrasjen e gjeneralit Qassam Solejmani.

Shibl al-Zaydi, shefi i milicisë shiite u vra mbrëmjen e së premtes nga një sulm me dron.

Mediet amerikane njoftojnë se forcat ushtarake amerikane sulmuan eskortën e makinave me të cilën lëvizte numri një i milicisë irianiane.

Operacioni u krye në Bagdad dhe vjen një ditë pas vrasjes me dron të shefit të forcave Kuds, Soleimaini. Gjatë sulmit në Taxh të Bagdadit humbën jetën edhe disa pjesëtarë të tjerë të forcave të milicisë shiite. Mediet amerikane bëjnë me dije se 6 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Al-Zaydi ishte sekretar i përgjithshëm i Brigadës Kata’ib al-Imam Ali dhe koordinator financiar midis Hashd dhe Force Quds, raporton International Bussines Times.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga forcat ushtarake amerikane për operacionin e kryer. Ndërkohë, më herët, Presidenti Trump doli në një konferencë për shtyp ku njoftoi eliminimin e gjeneral Soleimanit, duke thënë se ky i fundit po komplotonte “sulme të afërta dhe të këqija” ndaj amerikanëve. Sa i përket situatës së krijuar, Iranët kanë reaguar duke folur për “hakmarrje të rëndë … në vendin dhe kohën e duhur” për vrasjen e gjeneralit Soleimani.

Pas sulmit ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, Departamenti Amerikan i shtetit ka njoftuar shtetasit amerikanë që të largohen nga Iraku, ndërkohë ka pezulluar shërbimet konsullore.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *