Shefi i kundërzbulimit rus: Diplomatët e dëbuar janë edhe njerëzit e mi

Botë

Drejtori i Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë (SVR), Sergei Narishkin, ka deklaruar se disa nga diplomatët e dëbuar kanë qenë pjesë të shërbimit inteligjent.

Duke folur për agjencinë ruse Interfax, Sergei Narishkin, kreu i SVR-së tha se “Në personelin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë ka përfaqësues zyrtarë të shërbimit tonë, oficerë të sigurisë, shumë pak. Këta persona janë paraqitur zyrtarisht në këto vende si punonjës të SVR-së dhe siguronin bashkëveprimin në ndërsjellë me shërbimet sekrete të këtyre vendeve në të ashtuquajturin kanal partner”.

Narishkin theksoi se Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm i Rusisë ka një gamë të gjerë mjetesh për kryerjen e aktiviteteve të zbulimit që mbrojnë interesat e qytetarëve rusë kudo në botë.

Shqipëria largoi dy diplomatë rusë në kuadër të aksionit të përbashkët të NATO-s pas helmimit të shtetasit britanik Sergej Skripal, ish-oficer i shërbimit ushtarak rus.

Dy diplomatët e dëbuar nga Tirana janë Sekretari i Parë dhe Atasheu ushtarak, që dyshohet se kanë kryer edhe veprimtari në kuadër të shërbimit inteligjent.

Ambasadori rus në Shqipëri, Karpushin akuzoi ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati dhe e paralajmëroi se do të ndëshkohet pas publikimit të emrave të dy diplomatëve

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *