Shefi i NATO, Stontelberg me Ramën: Baza e Kuçovës, garanci për sigurinë e rajonit

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

 

Baza e re e NATO-s në Kuçovë do të jetë një garanci për sigurinë e rajonit të Ballkanit. Kështu deklaroi shefi i NATO-s, Jens Stontelberg gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit në Bruksel në selinë e NATO-s, Rama dhe Stoltenberg dhanë një konferencë për median, duke dhënë edhe detaje për ata çfarë biseduar. Kryeministri Rama ka siguruar shefin e NATO-s se pavarësisht tragjedisë së shkaktuar nga tërmet i 26 nëntorit, qeveria shqiptare nuk do të heqë dorë nga plotësimi i kushtit që buxheti për NATO-n, të fondeve të Shqipërisë të arrijë në 2% të PPB-së. Ndërsa shefi i NATO-s duke vlerësuar bashkëpunimin me Shqipërinë, theksoi se “Baza e NATO-s në Kuçovë është me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Kjo do të krijojë siguri edhe për vetë vendin që kërkon të anëtarësohet në BE”.

 

“NATO dhe Shqipëria kanë punuar mjaft mirë së bashku. Kjo është e rëndësishme për sigurinë tonë të përbashkët, po keshtu edhe e rëndësishme për NATO që të investojë në infrastrukturë. Kam përmendur investimin e planifikuar të NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës. Është një investim domethënës, kemi vendosur që ta bëjmë këtë dhe po nxitimin që të realizojmë, zbatohet së më shpejt që të jetë e mundur. Pra ky është një investim për përmirësimin për këtë bazë ajrore, të pistës atje, furnizimin me karburant gjithashtu dhe mund të jetë një bazë shumë e rëndësishme siç është policimi nga ajri, trajnimi që do të vijë nga bazë e modernizuar në Shqipëri. Është mirë jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin”, deklaroi shefi i NATO-s.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *