Shefi i SHISH, Teatri e Pakti Detar, Rama takon Metën në Presidencë

Kryesore Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin Ilir Meta.

Takimi është bërë në zyrën e kreut të shtetit në Presidenca dhe ka ndodhur rreth orës 19:00.

Burimet për bëjnë të ditur se në takim është diskutuar për negociatat me Greqinë dhe çështjen e Teatrit Kombëtar.

Takimi mes dy krerëve të lartë të shtetit ka ndodhur jashtë vëmendjes së mediave. Ai mesohet se ka zgjatur mbi 30 minuta.

Shefi i SHISH eshte nje ceshtje qe po mbahet pezull prej muajsh.

Helidon Bendo eshte emri paraqitur nga kryeministri Rama e qe po mbahet pezull prej me shume se 7 muaj nga ana e Presidentit.

Nderkohe sot paradite, presidenti Meta reagoi ndaj ceshtjes se teatrit, ligjit te ri te Qeverise, si dhe ndaj letres se paraqitur ne adrese te tij

Kreu i shtetit mbajti gjithashtu nje reagim mbi pretendimet e ngritura nga artistet.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare”, thuhet ne reagim zyrtar te Presidences.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *