Vajza e aktorit të madh Robert Ndrenika është mjaft e ashpër me vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Diana Ndrenika në një postim në rrjetet sociale akuzon se një bandë që e obsesuar pas truallit të qendrës së Tiranës vjedh e shkatërron pa asnjë princip. Ajo thotë se më e dhimbshme për shkatërrimin e godinës është fakti se në diktaturën totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit e kinematografisë.
“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore.
Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte.
Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip” shkruan ajo.
Vetë Robert Ndrenika fillimisht ishte kundër shembjes së Teatrit por pas diskutimeve dhe negociatave me bashkinë pranoi domosdoshmërinë e ndërtimit të një godine të re.