Shenja juaj e Horoskopit ju tregon arsyet përse jeni ende single

Horoskopi Të tjera

DASHI

Dashët kanë vështirësi të mbajnë lidhje afatgjata. Janë gati të dashurohen dhe të impenjohen, por nuk e mbajnë gjatë. Dashët dinë se kush është partneri/ja që mund të zgjasë në kohë, por gjithnjë zgjedhin dikë misterioz, që e dinë mirë se do i thyejë zemrën.

DEMI

Ke preferuar perfekten dhe marrëdhënien ideale në kokën tënde. Ndaj, kur gjërat nuk shkojnë sipas planeve dhe nuk janë në lartësinë e pritshmërive, ti vendos të ‘braktisësh barkën’. Jepi pak hapësirë marrëdhënies dhe lëre të marrë frymë.

BINJAKËT

Të pëlqen që të tjerët të shohin anën tënde të egër, spontane dhe zbavitëse, por shpesh ke vështirësi kur bëhet fjalë për të shprehur ndjenjat e tua më të thella dhe të vërteta. Mos ki frikë të hapesh, nëse kjo të duket gjëja e duhur për të bërë.

GAFORRJA

Gaforret janë shumë të ndjeshëm dhe të dashur, por kanë zakonin e keq të dashurohen me njerëz që janë tërësisht e kundërta e tyre. Kjo përkeqëson gjërat sepse kur marrëdhënia përfundon, Gaforrja nuk shkon dakord me ndërprerjet.

LUANI

Luani do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Nëse do dinit të lejonit edhe partnerin/en të dominojë, gjërat do funskiononin më mirë dhe lidhja do ishte më afatgjatë.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha gjen siguri përmes kontrollit. Nëse gjenden në një marrëdhënie në të cilën e kanë të vështirë të kontrollojnë drejtimin, pendohen. Bëj të pamundurën të pranosh faktin se nuk mund të kontrollosh çdo detaj të marrëdhënies tënde.

PESHORJA

Njerëzit e lirë janë natyrshëm të pavarur dhe duan të jenë të lirë të bëjnë atë që duan. Kjo bën që njerëzit të besojnë se ty nuk të interesojnë. Kujtohu t’i bësh të qartë partnerëve potencialë se natyra jote e pavarur dhe aventuriere nuk do të thotë se nuk ke nevojë për të, por se ke nevojë edhe për lirinë tënde herë pas here.

AKREPI

Akrepët kanë vesin e keq të jenë shumë të fortë në fazat e para të një marrëdhënie. Nuk duan të velin një partner/e potencial/e me emocionet e forta që kanë.

SHIGJETARI

Jeni aktivë kur bëhet fjalë për partner potencialë. Të pëlqen të luash në dy krahët. Në një minutë je i/e dashuruar dhe në kërkim të dikujt, por minutën tjetër do të të ndjekin. Kjo të bën konfuz/e.

BRICJAPI

Njerëzit rrallë shohin anën tënde të ndriçuar dhe lojcake, sepse ti më shumë tregon prakticitet dhe logjikë. Është mirë që ti nuk lejon askënd të hyjë menjëherë në jetën tënde, por ama duhet të dish gjithashtu se njerëzit nuk do të të presin gjithnjë.

UJORI

Ju doni të gjeni siguri teksa shkëputeni nga të gjithë, por e vërteta e trishtë është që humbisni kështu shumë eksperienca marrëdhëniesh. Puno për të gjetur rehati në ndjeshmërinë tënde. Hapju të tjerëve e do shohësh që do hapet automatikisht një botë që nuk e ke eksperimentuar më parë.

PESHQIT

Ju keni një vision të madh për ‘personin e duhur’. Keni në mendje një ide specifike dhe shpesh ekzaltoheni në gjetjen e njeriut perfekt aq sa përfundoni duke u kënaqur me dikë, që nuk ju përshtatet. Mos u përfshini në tentativën për të gjetur ‘të duhurin’.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *