Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë

Rajon Rrotull

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë. Një 82-vjeçar nga fshati Dumincë e Podujevës ka vdekur në Infektivë.

Sipas mediave kosovare se bëhet fjalë për babanë e një personi që po ashtu ishte i infektuar me koronavirus.

Ky person kishte ardhur nga Italia javë më parë. Familjarë të viktimës kishin thënë se ai vuante edhe nga sëmundje kronike. Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31. Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *