‘Shërim të shpejtë e shtrenjta jonë’, Irini Qirjako krah Margarita Xhepës në spital

Art Kinema Showbiz

 

Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Margarita Xhepa prej disa javësh gjendet e shtruar në spital. Ajo iu nënshtrua një operacioni në këmbë dhe tashmë po merr mjekimin e duhur dhe gjendja e saj është neutrale. Lajmi për gjendjen e aktores ka shqetësuar dashamirësit e saj.

Këngëtarja e njohur Irini Qirjako ka postuar në profilin e saj në Facebook foto nga vizita e saj në spital, ku dhe i uron shërim të shpejtë aktores.

Postimi i plotë

Margarita jonë e shtrenjtë. U shërofsh sa më shpejt…Ishim tek Margarita në spital bashkë me miken Zenepe Luka, Presidenten e Fondacionit, Nermin Vlora, për të vizituar Margaritën, Margaritën e Fondacionit. Shërim të shpejtë e shtrenjta jonë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *