Shërohet pacienti zero nga koronavirusi, Manastirliu: Babë e bir pritet të lënë spitalin

Shëndeti Të tjera

Një tjetër lajm i mirë nga Infektivi. Pacienti zero, djali 28-vjeçar nga Tirana që rezultoi pozitiv pasi u kthye nga Firence në datë 26 Shkurt dhe nga ku më pas infektoi edhe babanë dhe persona të tjerë që kishte pasur kontakte ka fituar luftën me koronavirusin dhe së shpejti pritet që të dalë nga spitali. Lajmin fillimisht e dha kryeministri Edi Rama. “Edhe pacienti zero sapo doli negativ” shkroi Rama. Ndërsa detajet më tej, i sqaroi ministrja Ogerta Manastirliu, që theksoi se pacienti zero, pasi rezultoi negativ nga testet që u bënë pritet që së bashku me babanë, i cili tashmë është shëruar të dalin nga spitali Infektiv në Tiranë ku qëndruan prej datës 9 mars.

“Një tjetër lajm i mirë. Edhe pacienti 0 sapo është konfirmuar negativ. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin pasditen e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi. Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të Infektivit. Jeni më të mirët” shkruan Ogerta Manastirliu. Pasi të dalin nga spitali babë e bir do të qëndrojnë 14 ditë të vetëkarantinuar në shtëpi nën vëzhgimin e mjekëve. Paraditen e sotme nga spitali Infektiv doli i shëruar dhe në gjendje të mirë një tjetër pacient, që u infektua nga i riu nga Tirana, por që arriti të mposhte koronavirusin. Shqiptarja.com

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *