Një “sherr” ka ndodhur mes kryetarit të grupit parlamentar të PS-së dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi përpara kamerave të televizioneve.
Gjithçka ka ndodhur në momentin kur Balla po fliste për median, e ndërsa Kryemadhi i ndërhynte duke synuar irritimin dhe prishjen e intervistës live.
Balla i është kthyer se “më vjen keq që Luli ta zuri podiumin ty dhe nuk të la të flasësh në Parlament. Më vjen keq që bashkëshortja e Presidentit po bën zhumruesin”.
Ndërsa Kryemadhi i është kundërpërgjigjur se “Nuk jam marrë me gruan e motrën tëndë unë, e di mirë ti. Kështu që mos u merr me familjen time”.
Balla është kthyer duke i thënë se “ju vetëm shpifjen keni si fjalë”.
Por Kryemadhi i është kundërpërgjigjur “vazhdo bëj buratinin e kryeministrit, por nuk ke për t’u bërë kurrë ministër i Brendshëm”.