Sherr për rrugën, familja Koleci masakron me sëpatë kunatën (VIDEO)

Kronike Kryesore Lajme

Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike ndaj një gruaje në Manzës, e cila është transportuar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ka disa plagë në kokë. Qefsere Koleci 55-vjeçe është dhunuar, sipas policisë nga kunati Medi Koleci së bashku me dy djemtë e tij për shkak të sherrit për një rrugë. Pas konfliktit verbal, ata e kanë goditur më pas me sopatë në kokë, ndërsa më pas, sipas djalit, i morën telefonin që të mos kishte mundësi që të njoftonte askënd dhe e hodhën në kanal.  Qefsere Koleci nga Spitali i Traumës ku ndodhet aktualisht është shprehur se konflikti ka 23 vite, ndërsa akuzon prokurorinë e liroi kunatin, pasi policia e arrestoi. Gruaja 55-vjeçe i bën thirrje kryeprokurores Arta Marku që të zbardhë cështjen dhe të vendosë autorët para drejtësisë dhe “mos të në çojnë masakra si në Vlorë”.

“Kemi një konflikt për një rrugë, e cila është pronë shtetërore që i përket fondit pyjor, komisioni i ndarjes me ligjin 7501 ma ka lënë aty rrugën, pas 23 vitesh zotëria ma ka bllokuar. Të gjitha institucionet më kanë dhënë të drejtë, por drejtësia nuk doli.

Në datë 22 shtator me urdhrin e drejtorit të INUK, Ardian Halimi me ndihmën e policisë kanë ardhur dhe kanë hapur rrugën por zotëria e ka mbyllur. Policia e mori dje, e çoi në prokurori, e mbajti dje ditën dhe natë ne liroi prokurori i Durrësit. Kjo është dhunë në familje, janë masakruar fëmijët disa herë. I kam çuar letrat në polici, prokuroria i ka mbyllur çështjet. I bëj thirrje Arta Markut të zbardhet cështja një orë e më parë, mos të në çojë masakra si në Vlorë”, deklaron Qefsere Koleci,

Konflikti mes dy familjeve ka nisur për një rrugë. Sipas Qefsere Kolecit, toka është pjesë e fondit pyjor, ndërsa 23 vite më parë Komisioni i Ndarjes së tokës vendosi rrugën aty, ndërsa kunati e bllokoi duke mos i lejuar që të kalojnë. Ndërkohë që kunati e ka bllokuar disa herë sipas të dhunuarës, ndërsa dje inspektorati dhe policia e hapën, por e bllokoi sërish. Ajo thotë se kunati Medi Koleci është ndaluar nga policia dje, por më pas është liruar në mesnatë.

Konflikti për rrugën mes dy vëllezërve

Familja e gruas së dhunuar prej 5 vitesh endej dyerve të gjykatës për të gjetur drejtësi, pasi kunati i saj kishte zaptuar një rrugë shtetërore tek e cila Qefserja e familja e saj kalonin prej 22 vitesh për të shkuar në tokën e tyre. Djali i saj Eltoni tha se Bashkia e Durrësit ju dha atyre të drejtë dhe IKMT-ja ndërhyri për të hapur rrugën, por ky veprim ka inatosur xhaxhain e familjarët e tij. Në shenjë hakmarrje ata kanë dhunuar sot 55-vjeçaren.

Njoftimi i plotë:

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal. Burimi Shqiptarja.com

Durres Dhunohet Gruaja

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *