Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku mbeti i dëmtuar pas një sherri me sende të forta një 59-vjeçar. Burime bëjnë me dije për ABC se ai është ndërtuesi Rexhep Dano.
Dano është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.