Sherri mes Artan Hoxhës dhe Basir Çollakut, gazetarja mesazh kolegëve

Kryesore

Anila Prifti, gazetarja e dikurshme e terrenit qe mbulonte ngjarjet e kronikes se zeze ka nderhyre ne debatin e hapur mes dy kolegeve te saj, Artan Hoxha dhe Basir Basir Çollaku ne lidhje me rastin e denoncimit te nje ish-polici ne Fushe-Kruje.

Ajo shkruan se ajo ngjarje ka per t’u mbyllur dhe se shpreh cudine per policin qe shprehet se ia kane vendosur pistoleten te koka.

Postimi i plote i Priftit ne Facebook

Për Artan Hoxhën, Basir Çollakun dhe kronikanët…

Vite para, i ika terrenit. Jo pse nuk më intringonte më lajmi, por ndoshta për shkakun kryesor sepse nga burri më i mirë deri tek ai më legeni gazetarin e kronikës së zezë e shënjestroi si mundësi të përdorjes dhe të denigrimit. Në ketë rrafsh mediokër nuk mund të isha kaq e guximshme!

Nëse ishim me ta, ishim në punë, nëse jo, ishim armiq. I kishin miqtë e tyre në media, me raste shefat tanë, pronarë apo kolegë. Por ne në rrugë u duheshim për lehtësi në besueshmëri dhe në shfajësim. Nuk ka ndryshuar gjë edhe pas kaq vitesh. Është i njëjti mentalitet. 


Dhe ju që bëni akoma gazetarin e terrenit për mua jeni më të vertetët dhe kur të jeni gabim. Nuk u duhet porosi nga unë, por u ngacmova nga çështja e Fushës-Krujës në emisionin “Opinion”.

Ka të vertetë të thjeshtë në atë çeshtje, por ajo histori është e fëlliqur që në fillim në të gjitha drejtimet, dhe ashtu do të mbyllet. Ju keni fakte aq sa keni, unë gjithsesi ju kam ndjekur ju, dhe kam të miat!

Në tërë atë mizerabilitet që s`ka për tu pastruar ndonjëherë, më trishtoi më shumë punonjësi i policisë, të cilit dua t`i besoj çdo fjalë të tij, paçka pasi kishte siguruar azilin.

Kishte mbajtur një ditar si mësues letërsie, dhe vetëm detyrën e tij si oficer policie nuk kishte bërë!

Tha se deputetët i vunë në kokë pistoletën. Por armën e tij për çfarë e mbante? Për çfarë duhet kjo polici ku polici është frikacak!?

Jo vetëm ai djalë, por çdo burrë frikacak, i çdo lloj profesioni duhet të zhduket nga ky vend dhe të mos flasë asnjë fjalë!

Është kjo situatë që është vetëm nga këta njerëz që ‘ulin’ pantallonat sapo të shohin një kollare!

Ps- Djem dhe vajza të kronikës, le të merret kushdo me ta, i injoroni frikacakët dhe hileqarët…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *