Sherri Tuna-Dafina? Kjo e fundit ka dy fjalë për ‘zogun ma të mirë’

Kulturë Showbiz

Pas bashkëpunimit në këngën “Vibe” në vitin 2010, Dafina Zeqiri dhe Tuna duket se ndërprenë komunikimin me njëra-tjetrën.

Por pasi Tuna u bë nënë, dy këngëtaret u shfaqën në shoqërinë e njëra-tjetrës ku treguan se janë mikesha të mira.

Duket se miqësia e tyre vazhdon të qëndrojë e fortë, dhe këtë na e ka treguar Dafina në Instagramin e saj.

Ajo ka postuar një Insta story ku tregon suportin e saj për projektin më të fundit muzikor të Tunës, “Chunga”.

“Tuna Sejdi me mikrofon përsëri”, ka shkruar Dafina teksa e ka shoqëruar shkrimin me emoj zjarri dhe duke i bërë thirrje ndjekësve të saj të dëgjojnë hitin më të fundit të mikeshës së saj. INTV.al

dafina.jpg

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *