Sheshel: Kur të largohet NATO do ta marrin Kosovën, me grekët e ndajmë Shqipërinë në Durrës

Kosovë Kryesore Rajon Rrotull shtojca

 

 

 

Lideri i partisë Radikale serbe dhe i dënuari për krime lufte, Vojislav Sheshel ka reaguar mbi temën shumë të diskutuar të ditëve të fundit, atë të rishikimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Me anë të disa postimeve në Twitter, Sheshel ka vazhduar me deklaratat e tij të luftës ndaj Kosovës.

“Në mënyrë që ta çlirojmë Kosovën dhe Metohinë, ne duhet që me forca të fuqishme ushtarake dhe policore të ndjekim të gjithë shqiptarët që nuk e njohin shtetin serb. Këtë nuk mund ta bëjmë ndersa NATO është atje. Ndërkohë, derisa presim që NATO të largohet dhe të vërsulemi atje, duhet që nën kontroll të fortë serb të mbajmë bile një pjesë të Kosovës”, shkruan Vojislav Sheshel.

 

Më tej, ai është shprehur se demarkacioni me Kosovën nuk mund të ndodhë por mund të ndodhë një ndarje territoresh me Greqinë. Ndarje kjo e cila do të ndodhi në territorin shqiptar, sipas tij diku në rripin e Durrësit.

 

“Nuk duam kurrëfarë demarkacioni me shqiptarët. Ne serbët duhet të bëjmë demarkacionin në Shqipëri me grekët, diku në rripin e Durrësit. Perandoria Austro-Hungareze e krijoi Shqipërinë si një shtet artificial, për të parandaluar Serbinë të dalë në det. Në Shqipërinë e Veriut, është trashëgimia jonë. Atje gjithçka është serbe, edhe toka dhe guri”, thekson Vojislav Sheshel.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *