Sheshi Skënderbej, “përplasja” Rama-Berisha në Top Channel

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama u shpreh në “Exclusive” në Top Channel, në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”, se sheshi është fantastik.

“Tirana është kryeqytet që trashëgoi regjim pas regjimi një hapësirë problematike në qendër, që kurrë nuk u bë sheshi i projektuar në origjinën e planit të bulevardit nga italianët, dhe as sheshi i qytetarëve. Projekti është fantastik në këndvështrimin tim. Një piramidë e shtypur, kthehet nga simbol i përqendrimit të pushtetit tek Faraoni, në simbolin e pushtetit të qytetarit”, shprehet kreu i qeverisë.

“Edhe Kulla Eiffel është masakruar, nuk ndodh vetëm te ne kjo gjë”, nënvizoi Rama.

Rama shtoi se sheshi nuk do të prishet dot kurrë: “Askujt mos t’i shkojë mendja t’i hyjë një beteje të tillë me popullin e Tiranës.”

Kryeministri deklaroi se, “një ditë të bukur, askush nuk do ta pranojë se ka qenë kundër sheshit”.

Por ish-kryeministri Sali Berisha po ne kete emision ka theksuar se keto nderhyrje te Rames behen ne kujtim te ish-diktatorit Enver Hoxha.

“Sheshi, kur unë erdha në vitin 1958 në Tiranë, ishte shesh njerëzor. Rrethohej, përveç ministrive, nga pazari i vjetër, zona prapa ish-Komitetit Ekzekutiv të asaj kohe…”, deklaroi Berisha.

Rroftë kujtimi i Enver Hoxhës për Ramën, i cili i prishi Tiranës një nga bizhutë e mëdha, që ishte pazari i vjetër dhe ndërtoi një shesh gjigant, në përmasat e paranojës së tij”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha. Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *