Shëtiste pas maskë, ish-deputeti Islami mbahet mbi një orë në komisariat: Përdorën forcën ndaj një profesori

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Ish-deputeti Kastrioti Islami është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.2. Islami u shoqërua pasi ka kundërshtuar dhe ofenduar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, pasi e kanë  konstatuar pa maskë. Menjehere pati reagime te shumta nga ana e Partise Demokratike qe e denuan kete ndalim, duke e cilesuar si nje hakmarrje te kryeministrit Edi Rama ndaj Islamit, tashme si opozitar.

Por mesohet se ndalimi dhe shoqerimi ne Polici nuk ka zgjatur shume, pasi Islami eshte liruar pas nje ore e gjysme qendrimi ne ambientet e komisariatit.

Vete Islami ne nje reagim ne Facebook shkruan se u ndalua gjate kohes kur po ecte nga parku i Tiranes.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe….”, shkruan Islami.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *