“Shikoni sa e ka gropën”, Rama ngacmon të riun nga Vlora, ja çfarë e detyron të bëjë (Video)

Kryesore Lajme Politikë

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Vlorë sot, në bregdetin e Radhimës për të bërë një përmbledhje të arritjeve dhe problemeve të sezonit turistik që po mbyllet me vrojtuesit e plazheve. Por ndërsa ministrat Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi dhe Damion Gjiknuri kanë mbajtur nga një fjalim ka qenë dhe një djalë i ri që ka kërkuar të flasë. Ai ka treguar se kishte shpëtuar një vajzë nga mbytja.

E me këtë rast kryeministri Edi Rama nuk e ka lënë rehat të riun duke e ngacmuar si vlonjat që ishte dhe për të mishëruar shprehjen e famshme që i karakterizon ‘gjoksin gropë’.

“Do të shesë mend, do të tregojë se është nga Vlora”,- tha Rama. Djali, që administronte edhe një biznes të vetin në plazh, Ariel Lamaj tregoi se si kishte shpëtuar 25-vjeçaren, duke thënë se nuk është ndier shumë mirë.

“Gjatë punës sime unë bëra dhe një shpëtim të një vajze 25 vjeçe. Vajza vuante nga një krizë epilepsie dhe kur e pashë në det që nuk po reagonte siç duhej, u futa menjëherë dhe e kam nxjerrë vajzën në kohë rekord. I kam dhënë ndihmën deri sa erdhi ambulanca dhe u ndjeva shumë mirë”, tregoi i riu.

“Nxirre pak këtë gropën këtu. Ngrije këtë bluzën. Hiqe fare. Shikoni sa e ka gropën këtu, shikojeni!”, tha Rama, duke treguar kraharorin e të riut dhe më pas duke e porositur: “Vishu tani, kemi dhe vajzën këtu”.

Më pas kryeministri ka falënderuar vrojtuesit për punën e tyre gjatë këtij sezoni.
“Shumë respekt për shumë vepra të mëdha humane që keni bërë edhe duke rrezikuar në ndonjë rast veten tuaj dhe na ndihmuan të adresojmë një problem të vjetër të aksidenteve”, tha Rama.

Ndiqni videon në minutën e 30-të

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1903719453256891/?t=0

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *