Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pezullimin e Fatos Lulos si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Ky ishte vendimi më i bujshëm i ndërmarrë më parë ndaj procesit të nisur të Vettingut.
“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë, sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma!”, shkruan Rama rrjetet sociale.