Shkarkimi i Presidentit, Fino: PD dhe LSI gënjyen shqiptarët, nuk e çuan dekretin ne Gjykate

Lajme Politikë

Deputeti socialist Bashkim Fino, anëtari komisionit hetimor për Metën deklaroi gjatë mbledhjes  se ajo që Meta e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve është vetëm një letër presidenciale pa asnjë fuqi ligjore.

“Kam një konstatim për të bërë. Letra e presidentit që ai e quan dekret për anulimin e zgjedhjeve u zhvlerësua nga KQZ.  Nuk ka deri më sot asnjë perifrazim nga ana e juristëve të PD për këtë dekret. Ajo letër presidenciale duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. Qoftë PD apo LSI kanë gënjyer veten. Asnjëri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Ky komision e nis punën pa asnjë ankimim. Jam i bindur se nuk do ketë ankim as për 13 tetorin. Ky komision është i rrallë”, tha Fino.

Sipas tij, opozita pati nje muaj kohe per ta derguar dekretin per interpretim por nuk e ndermori nje hap te tille, duke genjyer edhe shqiptaret.

Komisoni hetimor u konstitua sot dhe tashme pritet qe te miratoje se shpejti planin e hetimit, si pjese e saj do te jete edhe thirrja e presidentit Meta per te deshmuar.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *