Shkarkimi i Stojanit, ja urdhri i kryeprokurores Marku

Kronike Kryesore Lajme

Zbulohet urdhri i kryeprokurores Arta Marku per shkarkimin e prokurorit Sokol Stojani, i cili mbante postin e Drejtorit te Drejtorise se Ndihmes per Subjektet e Posacme, Mbrojtjes se Deshmitareve, Inspektimit dhe Burimeve Njerezore, Studimeve, Projekteve ne Prokurorine e Pergjithshme.

Urdhri i firmosur nga kryeprokurorja erdhi pasi Stojani nuk pranoi te niste hetimin ndaj 10 prokuroreve.

Pavarësisht se Stojani është caktuar në këtë detyrë nga vetë Marku, ai ka pasur një sërë pakënaqësish madje edhe debate me kryeprokuroren.

“Dorëhiqem nëse më detyroni, pasi është në kundërshtim me ligjin”, mësohet t’i ketë thënë Stojani kryeprokurores. Ndaj kjo e fundit e ka shkarkuar nga detyra Sokol Stojanin. Kujtojmë se Arta Marku nisi dje një hetim disiplinor për 10 prokurorë, pasi ata nuk pranuan që të ishin pjesë e shortit për këtë çështje.

Prokurorët ‘rebelë’ janë Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj dhe Përplarim Kulluri. Këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *