Shkarkohet Altin Qato si drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush e zëvendëson

Kronike Kryesore Slider kryesore

Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit prej gati dy vitesh, lirohet nga detyra e lartë dhe transferohet në Akademinë e Sigurisë së Policisë.

Shqiptarja.com mëson se vendin e tij do ta zërë Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit që në kohën e qeverisjes Berisha drejtori operacionin arrestimit të Dritan Dajtit gushtin e 2009-ës kur u vranë 4 efektivë të policisë në Durrës.

Altin Qato ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit. Para se të komandohej drejtues në Policinë e Elbasanit, ai mbante detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe Drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit.

Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite.

Altin Qato u ngarkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në atë kohë Haki Çako që të riorganizonte nga e para Drejtorinë e Policisë Elbasan, drejtuesit e së cilës u shkarkuan ë përplasjes së makinës së policisë pranë tregut agro-ushqimor në Elbasan në vitin 2017.

Një aksioni i policisë i datës 18 shtator 2017 në Elbasan solli edhe përplasjen e bluve me njerëzit e biznesmenit Petrit Çela. Djali i këtij të fundit, Suel Çela dhe shoku i tij Enea Bekteshi goditën me një “Audi” të blinduar automjetin e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

“Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit.Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 12 shtator”- shprehej Çako në atë kohë. Sipas tij, pamjet filmike ishin tronditëse, pamjet treguan paaftësinë e policisë.

Elbasani njihet si qyteti më problematik në vend për shkak të kriminalitetit dhe bandave që kontrollojnë qytetin.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *