Shkarkohet gjyqtari i Gërdecit, Shkëlzen Selimi

Kronike Kryesore Lajme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi shkarkimin e gjyqtarit të lartë, Shkëlzen Selimi.

KPK kishte rrëzuar më parë kërkesën e bërë para nisjes së seancës dëgjimore nga anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlqim Selimi, për pezullim të saj, duke e lidhur kërkesën e tij me dosjen e publikuar nga Top Channel. Të dhëna të cilat Selimi i cilësoi si sensitive, por pa i mohuar ato. Por KPK, jo vetëm që rrëzoi kërkesën e gjyqtarit, por radhiti edhe një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit.

Duke sjellë si argument publikimin e një kronike në Top Channel, pa nisur ende ekspozimi i gjetjeve të KPK, Shkëlzen Selimi kërkoi pezullimin e procesit ndaj tij.
Si shkak solli nxjerrjen e sekretit konfidencial të hetimit të vettingut dhe qe bazuar në këtë arsye ai njoftoi se do të kërkojë hetimin disiplinor.

Materiali të cilin Selimi e cilësoi sensitiv është dokumenti që publikoi Top Channel se gjyqtari ishte përgjuar nga SHISH ndërsa kishte kontakte të ngushta me anëtare të rrjeteve kriminale në Fier.

Sipas KPK Selimi kishte dy kontakte të papërshtatshme, të cilat me sa duket i kushtuan detyrën si anëtar i Gjykatës së Lartë. Një kontakt ishte sjellë nga DSIK.

Bëhej fjalë për shtetasin Fero Dervishaj, i cili ishte mik me gjyqtarin dhe rezultonte problematik me policinë dhe drejtësinë.

Kontakti i dytë i papërshtatshëm ishte sjellë nga ONM-ja, e cila referonte se Shkëlzen Selimi kishte ndihmuar që personi me inicialet A.I. në kërkim nga Italia për trafik kokaine të mos ekstradohej.

Kanë kaluar provën e Vetting-ut gjyqtarët e lartë Xhezair Zaganjori, Edmond Islamaj dhe Ardian Dvorani. Kanë ngelur në vetting gjyqtarët e lartë Admir Thanza, Artan Zeneli dhe Tom Ndreca. Ndersa pritet te jepet vendimi per anetarin tjeter Artan Broci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *