Shkarkohet gjyqtari që bëri Bashën Kryetar Bashkie. Fshehu pasurinë dhe kunatin ia arrestuan për drogë

Kronike Kryesore

Komisioni i Pavaruri Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca nga detyra.

Gjyqtari Tom Ndreca është një ndër emrat e lakuar të drejtësisë shqiptare.

Sipas relatores, hetimi administrativ ka perfshire kriterin e pasurise dhe pastertise se figures per Ndrecen.

“Hetimi paraprak administrativ perfshiu apartament 120 m katrore, garazh 18 m katrore te Muhamet Gjollesha, blere ne vitin 2003 per 2.4 mln leke me burim krijimi te ardhurat nga paga, shitja e nje apartamenti ne Rreshen dhe ndihma nga motrat dhe vellezerit. Apartament 74 metra katrore ne Golem blere ne 2009 per 31 mije euro me burim te ardhurat e familjes. Apartament 92 m katrore te Komuna e Parisit blere ne 2015 per 6 mln leke te ardhura nga paga. Automjet golf blere nga e shoqja per 200 mije leke ne 2012 me burim pagat. Depozite bankare ne emer te gruas 3 mln leke me kursime nga paga. Depozite personale ne emr te djalit 1 mln leke me kursime nga paga. Llogari rrjedhese ne emer te gjyqtarin 1.2 mln lele me kursime nga paga. Te ardhura kesh 1.5 mln leke nga paga”.

Relatorja tha: Subjekti nuk ka deklaruar likuiditetet e gruas 1.5 mln lele ne banke per 2016. Automjet ne emer te djalit ne vitin 2005. Shtese likuiditeti 1.5 mln leke ne vitin 2006. Ne deklaraten per veting subjekti nuk ka deklaruar pasurite: likuiditete ne tre llogari ne emer te gruas e dy djemve ne shumen totale 113 mije leke. Autoveture tieter ne emer te djalit.

Bashkeshortja dhe dy femijet kane deklaruar se nuk disponojne pasuri nderkohe qe ky fakt nuk eshte i vertete. Ata kane patur detyrim qe ti plotesojne dhe deklarojne keto pasuri edhe pse jo ne shume te konsiderueshme. Ne perfundim KPK vlereson se deklarimi eshte i pasakte per zotin Ndreca dhe jo ne perputhje me ligjin.

KPK vlereson se subjekti ka mungese te burimeve te ligjshme financiare per likuiditetin 1.8 mln leke. Ka fshehje pasurie te luajtshme, nje automjet. Ka pasaktesi dhe mosperputhje mes deklarimeve nder vite me deklaraten per vetingun.

Lidhur me pastertine e figures, DSIK ka konstatuar pershtatshmeri per Tom Ndrecen. Hetimi paraprak administrativ ka rezultuar se me dt 11.7.2012. eshte lidhur nje kontrate shitje automjeti mes shtetasit N.Gj. dhe motres se tij, blereses, gruas se Ndreces.

N.Gj. eshte kunati i Tom Ndreces dhe eshte anetar i familjes dhe per shitjen e mjetit hyn ne rrethin e personave te lidhur. Per shtetasin N.Gj. ka pasur informacione se ka precedente penale. Ai eshte arrestuar ne 9.11.2011 eshte liruar 5.12.2011 i hetuar per prodhim dhe shitje narkotikesh.

Prokuroria e Shkodres ka marre vendim per pushim te hetimeve dhe rezulton 0.4 gram kanabis ne mjetin e tij ishte per konsum vetjak. Ndersa 6 kg kanabis te gjetura ne shtepine e tij nuk jane vertetuar se jane futur aty nga personi nen hetim ( ka argumentuar prokuroria e Shkodres).

KPK vlereson se Tom Ndreca duhet ta kishte deklaruar kunatin N.Gj. ne formularin e DSIK. Ai e ka fshehur kete fakt. KPK vlereson se Tom Ndreca ka kontakte te papershtatshme dhe eshte i papershtatshem per vazhdimin e detyres.

Tom Ndreca ne hetimet administrative ka deklaruar se e ka ditur faktin qe kunati eshte arrestuar pasi eshte kapur me kanabis por tha se “nuk kam pas dijeni se cfare eshte bere me hetimet e tij deri sa jam njohur me pushimin e tyre. Nuk kam patur qellim ta fsheh kete fakt”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *