Shkarkohet nga detyra Bledar Abdullai, gjyqtari i Tiranës

Kronike Kryesore

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Bledar Abdullai, gjyqtari i Tiranës. Vendimi sapo u dha nga KPK, duke bere te ditur se gjyqtari i Tiranes mund ta ankimoje ate ne nje shkalle te dyte.

Në seancë dëgjimore të 26 korrikut u mësuan probleme me deklarimin e pasurisë së bashkëjetueses.  Nga hetimet ishte konsatuar se prindërit e zotit Abdullai ishin investitorë të një fondi në një bankë të nivelit të dytë, ndërsa bashkëshortja e tij për vitet 2014-2015, kishte evidentuar pasuritë veçmas, por pa deklaruar asnjëherë se çfarë dispononte.

Po në këtë seancë u mësua se pikat që mund të cënonin gjyqtarin Abdullai ishin pasuria me mungesë burimesh të ligjshme sipas KPK-së e bashkëjetueses, mungesa e llogarive bankare deri në vitin 2016, vonesa në dhënien e vendimeve dhe lirimin e një të burgosuri të kapur me drogë, të cilin Apeli e kishte kthyer në burg.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *