Shkëmbim zjarri në lokalin e bosit të fortë shqiptar në Bruksel

Botë Rrotull

Të shtënat nga armët të cilat sot në mëngjes i shqetësuan banorët e rrugës Croix de Fer në Bruksel, ndodhën në lokalin e Halil Salihit, përndryshe vëlla i bosit më me nam në mes të shqiptarëve kosovar në Belgjikë.

Në këtë bar në Bruksel erdhi deri te konflikti i dy pronarëve të bareve, dhe më pas edhe deri të shtënat me armë ku u plagosën dy persona. Për momentin nuk është e njohur se a është plagosur vet Halili, dhe siç ka kumtuar policia belge, kryerësit, të cilët ishin pesë apo gashtë persona, kanë ikur me veturë nga vendi i ngjarjes.

Përndryshe, vëllai i Halilit, Liridoni, në nëntokën belge llogaritet si një prej bosëve më të fortë në mes të shqiptarëve./Insajderi.com.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *