Shkencëtarët zbulojnë rrënjët e depresionit

Shëndeti Slider kryesore Të tjera

Arsyeja kryesore e depresionit është tronditja e rëndë emocionale ose një sërë tronditjesh, zakonisht të shkaktuara nga një humbje e madhe. Disa shembuj janë: humbja e një anëtari të familjes, tradhtia e partnerit (humbje e besimit dhe e një marrëdhënieje të ngushtë); pushimi nga puna që keni për zemër (humbje e sigurisë dhe identitetit), një ndodhi që ju shkatërron planet afatgjata (humbje e drejtimit dhe qëllimit), një padrejtësi që ju bën të mendoni se universi është mizor (humbje e besimit), mendimet rreth vdekjes (humbje e së ardhmes).

 

Natyrisht, njerëzit janë të ndryshëm dhe reagojnë në mënyra të ndryshme përballë situatave. Një humbje, e cila dikë do ta fuste në spiralen e depresionit, juve mund të mos ju prekte fare në të njëjtën shkallë, ose e kundërta. Reagimet zakonisht varen nga personaliteti, historia personale dhe kimia e trurit. Ajo që ka më shumë rëndësi është efekti që ka humbja te ju. Një dhimbje e madhe shpirtërore, ndjenja e pafuqisë dhe/ose dëshpërimit janë të mjaftueshme për të shkaktuar depresion të rëndë.

 

Komunitetet mjekësore nuk e dinë ende se trauma të tilla emocionale mund të shkaktojnë mikroishemi në tru, dëmtime të indit trunor në një shkallë më të vogël se ishemitë e zakonshme ose ishemitë cerebrale tranzitore. Këto ishemi janë aq të vogla, saqë nuk shfaqen në rezonancat magnetike, skanerat ose aparaturat e tjera imazherike që disponojmë sot. Megjithatë, ato mund të shkaktojnë probleme të shumta, përfshirë edhe simptomat e depresionit klinik. Fatmirësisht, ato mund të zhduken me kalimin e kohës.

 

Një tronditje e madhe shpirtërore mund të gjenerojë shkarkime elektrike në tru, ndaj dhe u themi njerëzve që të ulen përpara se t’u japim ndonjë lajm të hidhur. Ne instinktivisht e dimë se tronditja ka një efekt fizik. Në disa raste, mund të jetë aq e fortë, saqë “çaktivizon” disa pjesë të trurit. Kjo shkëputje është një lloj mekanizmi sigurie për të mbrojtur shpirtin dhe trurin tuaj. Qoftë lajmi i një tradhtie, i një pushimi nga puna, i një thyerjeje xhami makine apo çfarëdo eksperience tjetër alarmuese mund të ndikojë në qendrat emocionale të trurit njësoj si përplasja e një dallge në breg.

 

Në fakt, kur akumulohen disa probleme është e vështirë që mekanizmi mbrojtës t’u bëjë ballë. Imagjinoni një kështjellë rëre në breg të detit. Vija e parë mbrojtëse ndaj dallgëve është muri rrethues i kështjellës, i cili i reziston rreth njëzet minuta dallgëve. Pastaj, vjen një dallgë e fortë dhe e rrëzon. Prapëseprapë kështjella qëndron e paprekur për shkak të hendekut që keni gërmuar. Edhe për pak minuta gjithçka është në rregull, por kur vjen dallga e tretë, e rrafshon tërësisht kështjellën. Kur sistemi ynë i sigurisë mendore nuk funksionon, disa zona të trurit nuk rikuperohen më. Kjo shkakton mpirjen dhe pesimizmin që shpesh shoqërojnë depresionin.

 

Megjithatë, ekziston një lajm i mirë: ne mund t’i rikuperojmë burimet mendore. Me “ushqyerjen” e duhur, mekanizmi ynë mbrojtës mund të rimëkëmbet, duke na bërë të mundur jetesën dhe rimëkëmbjen nga ngjarje të tilla të paparashikueshme. Me kalimin e kohës, ne mund të shërohemi nga depresioni./Living

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *