Shkërmoqja e LDK, Isa Mustafa jep dorëheqjen

Kosovë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Isa Mustafa ka konfirmuar para mediave dorëheqjen e tij si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Mustafa ka thënë ndër të tjera se nuk e priste rezultatin. “Në mbledhjen që thirra unë pas rezultatit të zgjedhjeve të fletvotimeve të numëruara deri më tani. Unë personalisht mendoj që rezultati është shumë i keq, nuk e kemi prit fare, edhe nga takimet që i kemi pas në terren edhe nga puna që e ka bërë z.Hoti”, ka thënë Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë 13.08 për qind në zgjedhje, duke mbetur e treta, pas VV-së që doli 47.88 për qind dhe PDK-së  që doli 17.36 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *