Shkodër/ E paprecedentë! Protuestuesit i vënë flakën, shkatërrohet selia PS

Kronike Kryesore Lajme Slider kryesore

Pas 30 vitesh demokraci po ndodh ajo qe nuk kishte ndodhur as ne vitin e mbrapshte te 1997-es. Ka nisur djegia e selive partive. Nje grup protestuesish ne Shkoder, ne protesten kunder vrasjes se te riut Klodjan Rasha, kane shkuar te selia e PS-se lokale duke e djegur materialet e partise ne pushtet dhe thyer dyer e xhama.

Protestuesit nxorën prej aty dokumenta e orendi dhe më pas i vunë flakën para në rrugën para godinës. Kjo grua dhe disa aktivistë të tjerë nuk arritën ti ndalojnë aktet e dhunës. Tensionet zgjatën për rreth gjysmë ore, ndërsa këto pamje tregojnë çfarë ndodhi brenda godinës.

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë ndërhynë rreth1 orë e gjysmë pas nisjes së protestës. Ata përdorën gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, por nuk pati largime apo shoqërime me forcë siç ka ndodhur për tre netë me radhë në kryeqytet.

Para se të shkatërronin selinë e socialistëve, të rinjtë shkaktuan dëmtime të ndryshme edhe në qytet.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *