Shkodër, mësuesja e nxënësit në polici: Drejtoresha e shkollës na dhunon/ EMRI

Lajme Sociale

Drejtoresha e një shkolle të mesme në Shkodër është denoncuar për dhunë ndaj mësuesve dhe nxënësve. Report Tv mëson se ka qenë mësuesja Luljeta Shyti, së bashku me dy nxënës dhe një prind, që kanë bërë denoncimin në polici ndaj drejtoreshës së shkollës në Shtoj të Ri, Saime Arapi.

Mësuesja Shyti ka theksuar se drejtoresha ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve dhe mësuesve. Për këtë arsye, mësuesja ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje në polici, ndërsa është shprehur se ky nuk është rasti i parë i dhunës.

Ndersa drejtoresha e shkolles Saime Arapi ka shkuar ne polici dhe me deklaratat e saj i ka mohuar keto akuza. “Ndaj meje ka nje komplot per te me shkarkuar nga puna”, mesohet se ka deklaruar Arapi ne polici.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *