Shkodër/ Policia arreston 4 të fortët, në pranga Ilir Bajri dhe Esmar Bilali

Kronike Kryesore Lajme

Zbardhen emrat e katër të arrestuarve nga operacioni “Forca e Ligjit” në Shkodër që nisi dje rreth orës 02:30 të mëngjesit. Mes te arrestuarve eshte dhe nje anetar i fisit Bajri.

Në kërkim vijon të mbetet një person.

Të arrestuarit janë:

1. Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;

2.Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

3.Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

4. Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;

Të arrestuarit, anetare te grupeve kriminale

Policia thote se te arrestuarit  janë elementë me rrezikshmëri shoqërore të lartë, anëtarë të grupeve kriminale aktive në këtë territor, por edhe me gjerë.

Zëvendës/ drejtorja e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, teksa bëri bilancin e operacionit tha se janë ushtruar kontrolle në 20 banesa e lokale tregetare të perdorura prej personave të dyshuar si anëtarët të grupeve kriminale.

U sekuestruan armë, municione, makina dhe para cash

Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, municione, mjete të blinduara dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme.

Konkretisht janë sekuestruar:

• 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë);

• 6 mjete të blinduara;

• rreth 800 fishekë;

• 1 armë e ftohtë

• 10.500 euro;

• 3 makina lojërash fati;

• njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB;

• telefona celularë dhe karta telefonike;

• 2 veshje antiplumb.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet përkatëse proceduriale me këtë rast për të zbardhur rolin dhe aktivitetin anti-ligjor të të dyshuarve dhe disa personave të tjerë të lidhur me ta.

Në operacion FNSH, RENEA, policia Shkodër dhe prokuroria

Në operacion morën pjesë Policia e Shtetit, përkatësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme, Forcat speciale RENEA, FNSH, Trupat e posaçme operacionale në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë.

Veprimtaria hetimore disa mujore e Policisë së Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementeve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rruge operative me qellim evidentimin sa me të plotë dhe sa me të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Asmer Bilali ka qene se bashku kur u vra Arjan Ferracaku. Nje dite me pare gazetari Artan Hoxha pati deklaruar se ka qene ai shenjestra e autoreve qe qelluan ndaj biznesmenit Ferracaku.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *