Shkon në 80 milionë numri i të infektuarve nga Covid në nivel botëror

Botë Rrotull Slider kryesore

Ka shkruar në 80 milionë numri i persona të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave të publikuara në Worldometer, numri total i rasteve pozitive në botë është 80,002,897.

Prej tyre, mbi 1.7 milionë persona e kanë humbur betejën me sëmundjen ndërsa mbi 56 milionë janë shëruar. Pjesa më e madhe e Evropës ka vendosur tashmë masa shtesë anti-Covid, ndërsa njerëzit bëhen gati për festat e fundvitit.

Kurse, tre vendet më të prekura nga pandemia janë SHBA me mbi 19 milionë të infektuar dhe 337,359 viktima. India ku numërohen 10.1 milionë raste pozitive me Covid-19 dhe 147,291 raste fatale dhe Brazili, me 7.4 milionë të infektuar dhe 190,145 viktima. s.b

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *