Shokohet City, përjashtohet nga Champions

Botë Sport

Manchester City ka marr një dënim të ashpër ditën e sotme nga UEFA.

Klubi anglez është përjashtuar nga Liga e Kampionëve për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur me 30 milionë euro, pasi u zbulua se klubi ka thyer rregullat financiare që ka përcaktuar “qeveria e futbollit evropian’. Ashpërsia e dënimit të City dhe vlera e gjobës, tregon se sa seriozisht UEFA i trajton shkeljen e rregullave, shkruan The Guardian.

Ndërkohe edhe me parë ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka mohuar me ngulm të ketë thyer rregullat e UEFA-s. Ata thanë se ishin nënshtruar një procesi “armiqësor” i cili injoronte “një organ gjithëpërfshirës të provave të pakundërshtueshme”.

Man City besohet se do të çështjen do ta dërgojë në apel kundër aktgjykimit të UEFA-s në gjykatën e arbitrazhit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *