Shorti i Champions Legue, ja ndeshja e “ferrit”

shtojca Sport

E gjithë vëmendje e tifozëve të futbollit ishte përqendruar sot në Nion të Zvicrës te shorti që do të hidhet për gjysmëfinalen e UEFA Champions League.

Real Madrid, Liverpul, Roma dhe Bajern Mynih katër skuadrat më të mira europiane janë në këtë betejë e cila finalizohet më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

Bajern Mynih dhe Real Madrid është përballja e madhe e titanëve. Ndërsa ndeshja tjetër është Liverpul-Roma.

Roma pas shumë vitesh ngjitet në këto nivele të larta në këtë kompetencion pasi elimonoi me meritë Barcelonën.

Ndërsa Real Madrid u ringjit në katërshen më të mirë pas një ndeshje me Juventus që shkaktoi mjaft polemika.

Liverpul është ekipi që mban lart flamurin anglez në këtë kompetecion, pas eliminimit të bujshëm që i shkaktoi Manchester City-t.

Ndërsa gjermanët e kishin disi më të lehtë rrugën për në gjysmë finale pasi mundën Seviljen e Spanjës.

Gjysmëfinalet e para do të mbahet me 25 dhe 26 prill. Ndërsa ndeshjet e kthimit do të jenë me 1 dhe 2 maj.

Finalja e Champions League do të mbahet në Kiev në datën 26 maj. Ndeshja do të luhet në Stadium Olimpik të Kievit.

Dy figurat emblatike të Ukrainës, Adrej Shevçenko dhe Vitali Klitschko kryebashkiaku i Kievit sollën kupën me dy veshë të kompeticionin europian.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *