Shorti i UEFA League/ Partizani gjen klubin slloven, Luftëtari ka fat, Laçi…

Sport Vendi

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Europës për turin e parë eliminator, aty ku bëjnë pjesë Partizani, Laçi dhe Luftëtari. Tre skuadrat nga Kategoria Superiore, kanë njohur sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshen në turin e parë të këtij kompeticioni.

Kështu, goglat kanë vendosur që kundërshtari i parë i Partizanit të jetë skuadra e Mariborit nga Sllovenia Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 12 korrik, ndërkohë që pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Maribor më 19 korrik.

Luftëtari do të ketë në fazë të parë një kundërshtar relativisht të lehtë, duke qenë se do të përballet me Cliftonvillen e Letonisë. Ndeshja e parë do të luhet në Letoni, ndërkohë që më 19 korrik në Shqipëri.

Kundërshtari i Laçit në turin e parë eliminator do të jetë Anorthosis nga Qiproja, një kundërshtar relativisht i vështirë, duke qenë se është e dyta me koeficientin më të lartë. Kurbinasit do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *