Shpallet në kërkim numri dy i PS në Durrës

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Policia e Durrësit shpalli në kërkim Arben Isakun zëvendësdrejtorin e  Agjensisë Shtetërore të Kadastrës  së Durrësit pasi akuzohet se në bashkëpunim ka dhënë leje legalizimi për për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit

Po kush është Arben Isaku?

Aktualisht Isaku mban postin e numrit dy të PS-së në Durrës. Ai është sekretar i Përgjithshëm i degës së PS-së në Durrës. Gjithashtu është kryetar aktuali i grupit të këshilltarëve socialistë në bashkinë e Durrës që drejtohet nga Valbona Sako.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale,  por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.

Në kërkim është shpallur dhe një specialist si dhe është arrestuar ekonomisti i Kadastrës.

“Kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit. Kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat  shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal” informoi sot policia e Durrësit.  Oranews

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *