Shpallet vendimi, shkarkohet drejtori i Policisë Shkodër, ja kush emërohet

Kronike Lajme

Pak orë pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimi.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Lleshaj: Kemi marrë një vendim të rëndësishëm  për të ngarkuar në krye të drejtorisë së policisë së Shkodrës  një drejtues të ri që vjen nga Tirana, Niko Brahimi. Ngarkohet sot me sigurinë e Shkodrës. Kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja dhe do të shënojë rezultate të reja dhe për të siguruar atë që Shkodra meriton. Ne do të bëjmë gjithçka në shërbim të sigurisë.

Lleshaj tha se ndryshimi në policinë e Shkodrës vijnë për t’i dhënë impuls të ri punës dhe për të goditur përfundimisht krimin në Shkodër.  

Lleshaj:Ndryshimi bëhet për ti dhënë impuls të ri të gjithë procesit të punës së drejtorisë vendore në Shkodër. Ne synojmë të arrijmë një fazë të re për të dhënë goditje vendimtare dhe për të zhbllokuar ato metastaza të fundit që kanë mbetur pa u zhbllokuar në qytetin e Shkodrës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *