“Shpërthen” Berisha: I keni shpallur luftë PD-së, ja akti provokues

Kryesore Lajme Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste se i kanë shpallur luftë Partisë Demokratike me veprimet e ndërmarra kohëve të fundit.

Për Berishën bëhet fjalë pikërisht me vendimin e marrë nga Bashkia e Hasit për të shpallur “Qytetar Nderi”, Gafurr Mazrekun, ish-deputetin e PS-së që qëlloi në 1997 ndaj deputetit të PD-së, Azem Hajdari.

Ngjarja tronditëse ndodhi në ambientet e Parlamentit.

“Të dekorosh njeriun, kriminelin që përgjaku për herë të parë në histori Parlamentin e vendit do të thoete të shkrehësh në emër të tij breshëri të re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe t’i shpallësh luftë Partisë Demokratike, demokratëve të Hasit, të Veriut dhe të mbarë Shqipërisë”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës

Edi Rama dekoron atentatorin e tribunit te lirise Azem Hajdari!

Te dashur miq, urdheri i Edi Rames per dekorimin pas vdekjes te Gafur Mazerekut, njeriut qe i shtyre nga pushteti i atehershem, duke shfrytezuar nje zenke si pretekst shkrehu ne parlament bresheri plumbash mbi liderin e dhjetorit Azem Hajdari, eshte nje akt i pashembullt ne historine e nje vendi te lire.

Me kete vendim Edi Rama deshmon urrejtjen aterore ndaj tribunit te lirise per pushtetin e humbur te eterve te tij.

Te dekorosh njeriun, kriminelin qe pergjaku per here te pare ne histori parlamentin e vendit do te thote te shkrehesh ne emer te tij bresheri te re plumbash mbi gjoksin e heroit legjendar si dhe ti shpallesh lufte Partise Demokratike, demokrateve te Hasit, te Veriut dhe te mbare Shqiperise.

Me kete vendim te pashembullt ne historine e nje vendi te lire, Edvin Kristaq Rama ndjell gjakun ne parlamentin e vendit, perligj vrasjen politike, shperblen dhe nderon per qellime kriminale politike krimin ne teresi dhe krimin politik ne veçanti!

Ky akt kriminal, me te cilin Edivin Kristaq Rama shperblen dhe nderon njeriun qe merite te vetme ka krimin e shemtuar te derdhjes se bresherive te plumbave ne Parlament mbi Prijesin e Levizjes Studentore te Dhjetorit 1990, themeluesin e Partise Demokratike dhe pluralizmit politik, perben nje hakmarrje te qarte politike primitive e cila kerkon shpagim! sb

Image may contain: 1 person, indoor
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *