Shpërthen Berisha për Ramën: Kufomë politike e pakallur

Kryesore Lajme Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, e konsideroi kryeministrin Edi Rama një kufomë politike.

Berisha: Ai është një zhgarravitës dhe mënyrë absolute asgjë tjetër. Janë të pavdekshme cilësimet që i kanë bërë kritikët e artit italianë, që thanë zhgarravinat e një adulti të droguar. Kaq janë ato. Problemi i tij është ky; ai është kufomë politike e pa kallur. A do ta kuptojë ai, kjo është gjë tjetër. Sa të jetë në fazë maniakale, ai nuk ka vesh që të dëgjojë, nuk ka sy që të dëgjojë.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se gazi i lëshuar mbi protestuesit përdoret për grupet terroriste.

BerishaE ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e ’97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit.

Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat. 


Loading...

1 thought on “Shpërthen Berisha për Ramën: Kufomë politike e pakallur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *